Policia konfirmon vrasjen në Prishtinë

by Nexhat

Zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti e ka konfirmuar vrasjen që ka ndodhur në rrugën “Ismet Krasniqi” në Prishtinë.

Ahmeti ka bërë të ditur se e dyshuara është vetëdorëzuar në polici dhe se tashmë është duke u punuar për të sqaruar rrethanat e rastit,

banner

“Sot rreth orës 19:20 kemi pranuar informatën për një vrasje, që ka ndodhë në rrugën “Ismet Krasniqi” në Prishtinë.Menjëherë policia ka dalë në vendin e ngjarjes  dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që konsistojnë në hetimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen”.

“Lidhur me rastin është vetëdorzuar një person dyshuara: -N.M. femër. Aktualisht hetuesit policor, në koordinim me prokurorin e shtetit  janë duke punuar për të ndriçuar dhe sqaruar të gjitha rrethanat që kanë të bëjnë me këtë rast”, thuhet në konfirmim.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy