BE: Diskutimet për heqjen ose jo të masave ndaj Kosovës janë duke vazhduar

by Nexhat

Bashkimi Evropian po i vazhdon diskutimet për raportin e Kryediplomatit Josep Borrell për heqjen ose jo të masave ndëshkuese ndaj Kosovës, të vëna vitin e kaluar.

Zëdhënësi i BE’së, Peter Stano, ka deklaruar se BE’ja dhe shtetet e saj anëtare vazhdojnë t’i kërkojnë Kosovës që të përmbahet nga “hapat e njëanshëm dhe të pakoordinuar”

banner

“Diskutimet e shteteve anëtare të BE-së në Këshill për raportin e përfaqësuesit të lartë, për përmbushjen e kërkesave të BE-së nga Kosova janë duke vazhduar. Ato janë të brendshme dhe konfidenciale. BE-ja dhe shtetet e saj anëtare vazhdojnë t’u kërkojnë autoriteteve të Kosovës që të përmbahen nga hapat e njëanshëm dhe të pakoordinuar që mund të rrisin më tej tensionet, dhe ne presim që Kosova të adresojë dhe zgjidhë çështjet e hapura në Dialogun e lehtësuar nga BE-ja”, ka deklaruar Stano për RTV21.

Në fillim të këtij muaji, Stano kishte paralajmëruar se këto masa mund të ashpërsohen. Deklarata e tij kishte ardhur pas mbylljes se degëve të Postës së Serbisë në veri dhe planit të Qeverisë për hapjen e urës së Ibrit për qarkullimin e veturave

“Në vend të hapave që do të çonin në uljen e tensioneve, janë ndërmarrë shumë e më shumë hapa dhe vendime të njëanshme që çojnë drejt përshkallëzimit. Atëbotë thamë që masat janë progresive, ato mund të ashpërsohen apo lehtësohen varësisht nga zhvillimi i situatës. Kjo pjesë prek pjesën e parë të pyetjes, se çfarë do të bëjmë [pas vendimeve të fundit të autoriteteve në Kosovë]. Pra, kemi masa në fuqi dhe këto masa mund të ashpërsohen nëse për një gjë të tillë pajtohen të gjithë akterët e BE-së”, tha Stano.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy