Gani Jakupi shfaqet te “Kafetë e Rakisë” deklarohet për pagën 7,500 euro: Shpresoj që puna jem s’ka me përfundu këtu

by Nexhat

Vitin e kaluar, Ministria e Punëve të Jashtme kishte lidhur një kontratë me Gani Jakupin për të ofruar shërbime si konsulent për Ambasadën Kosovës në Bruksel, gjë që nxiti reagime në vend. Të shumta ishin reagimet ndaj pagës që ishte caktuar për muaj Jakupit. Hiç më pak se 7 mijë e 500 euro në muaj, do të paguhej ai për periudhën qershor 2023-qershor 2024,

Për lartësinë e kësaj page sot është deklaruar edhe vet ai. Jakupi tha se në këtë shumë janë përfshirë edhe harxhime tjera, teksa shtoi se nuk ka qenë detyrë e tij që të sjell njohje për Kosovën, por ta ndryshoje imazhin mediatik për të.

banner

“Me kontratë e kam të ndaluar me fol për media. Nuk ka qenë veç paga. Ka qenë buxheti komplet, se unë jam kontraktua si ‘freelance’, kështu që krejt harxhimet e mia janë kanë qatu, e jo veç rroga,, ka pas edhe tjera. Nuk u kanë detyra jem me pru njohje. Unë s’jam diplomat, as politikan. Unë kam bërë punë të lobimit, të ndryshimit mediatik të imazhit të Kosovës, amo nuk është punë e imja që me gjet dikë hazër me bë njohje sepse ajo nuk është punë e imja”, tha ai për Paparacin.

E ai shpreson që puna e tij nuk do të përfundojë me kaq.

Ndër të tjera, theksoi se puna e tij ka qenë e përqendruar në Belgjikë, Francë dhe Spanjë, teksa nuk dha më shumë detaje, pasi sipas tij e ka të ndaluar me kontratë që të deklarohet në detaje për media.

“Masi e kam të ndaluar me fol nuk mundet me fol, por kryesisht kam pasur punë me Belgjikë, Francë dhe Spanjë, seriozisht e kam se në kontratë është specifikisht e shkruar që nuk kam të drejtë me i shpalos rezultatet e punës sime. Unë shpresoj ë puna jem s’ka me përfundu këto. Ajo është një pjesë e procesit, ajo duhet me vazhdu, por kur s’muj me fol s’muj, so që s’po du me fol”, ka thënë tutje ai.

Paga e Jakupit pati nxitur debat edhe në Komisionin Parlamentar për Punë të Jashtme, ku pati raportuar njëherë ministrja e Punëve të Jashtme Donika Gërvalla.

“Përgjigju vetëm në një pyetje, sepse për të tjerat vetëm je duke u zgërdhirë dhe nuk je duke i marrë seriozisht. A paguhet Gani Jakupi 7,500 euro në muaj”, ka pyetur deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi.

Ministrja Gërvalla ka thënë se shuma prej 7,500 eurosh është modeste.

“Kjo nuk është pagë. Ky është një projekt i lidhur me objektiva të qarta të përcaktuara saktë që i shërben Republikës së Kosovës dhe vendosjes së saj nëpër vende jonjohëse kryesisht. Jam krenare, jam shumë krenare që me këtë shumë modeste e cila nuk është pagë mujore, që është shuma e cila përfshin shpenzimet e një projekti të tërë njëvjeçar”, është shprehur Gërvalla

Sipas ministres, puna që ka bërë Jakupi është shumëfish më e vlefshme se kontratat e së kaluarës, që sipas saj kanë qenë 50-fish më të larta.

“Ju garantoj me fjalën time që rezultatet nga qershori i këtij viti deri sot, vetëm kaq sa zoti Gani Jakupi ka bërë në kuadër të kësaj kontrate, është shumëfish më tepër sesa miliona euro që janë bërë për lobim personash dhe lobim çështjesh siç e përmendët ju, shkëmbimin e territoreve”, ka thënë tutje Gërvalla.

Bazuar në kontratë, Jakupi është angazhuar për të rritur mundësitë e depërtimit të Kosovës te shtetet që s’e kanë njohur pavarësinë e saj, si dhe për të ofruar konsulencë në fushën e diplomacisë publike dhe kulturore

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy