Hodhi lëndë djegëse në veturat e Policisë, arrestohet një person në Gjakovë

by Nexhat

Policia e Kosovës, më saktësisht e rajonit të Gjakovës ka arrestuar sot një person i cili dyshohet që ka hedhur lëndë djegëse në disa vetura të Policisë.

Kjo është konfirmuar nga zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj

banner

“Sot rreth orës 17:50, i dyshuari mashkull kosovar i moshës madhore është arrestuar pasi që i njëjti, për motive ende të panjohura, ka hedhur lëndë djegëse në disa vetura të Policisë të cilat kanë qenë të parkuara në parkingun e Njësisë Rajonale të Komunikacionit Rrugor në Gjakovë”, ka thënë ai.

Sipas Elezajt, si pasojë e kësaj dy vetura janë përfshirë nga zjarri i cili është lokalizuar shpejtë.

“Dy vetura janë përfshirë nga zjarri i cili është lokalizuar shumë shpejt. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori i shtetit me vendimin e të cilit është iniciuar rast “shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”, ka thënë më tutje ai

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy