Hoti thotë se Qeveria po mashtron lidhur me furnizimin e fëmijëve me libra

by Nexhat

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti ka deklaruar se Qeveria po mashtron lidhur me furnizimin me libra të fëmijëve nga klasa e parë deri në të nëntën.

Përmes një postimi në Facebook Hoti ka paraqitur fakte për të cilat thotë se tregojnë se që Ministria e Arsimit e kishte planifikuar blerjen e librave përmes procedurave të prokurimit dhe jo në formën e subvencionimit siç po bëhet tani.

“Kjo dëshmohet nga plani i prokurimit për 2024, të cilin MASHT e ka dorëzuar në AQP më 19 janar 2024. Shihni tabelën në rreshtin me ngjyrë të kuqe: “Blerja e librave për klasat 1-9 për vitin 2024/25”. Për këtë qëllim janë paraparë 9.47 mil. euro për të blerë 3.2 mil. copë libra, me çmim mesatar prej 3 euro për libër. Ky aktivitet i prokurimit është paraparë të fillojë më datë 28.06.2024.”, ka shkruar Hoti.

Po ashtu sipas deputetit Hoti shtetit më shtrenjtë i kushton blerja e librave individualisht nga prindërit se sa pagimi i shtëpive botuese drejtpërdrejt nga buxheti

Çdokush me dije elementare ekonomike e di se blerja e mallrave me shumicë kushton më lirë se blerja me pakicë. Dallimi përcaktohet nga marzha e fitimit e shitësve me pakicë. Në dy vitet e fundit, Qeveria Kurti ka kaluar në blerjen me pakicë. Kështu që, buxhetit të shtetit dhe familjeve po u kushtojnë disa milionë më shtrenjtë librat e nxënësve.

Argumenti se po kursehet buxheti duke mos paguar shtëpitë botuese drejtpërdrejt nga buxheti është mashtrim

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy