MKRS-ja padit Komunën e Prizrenit për rrënimin e “Kompleksi Saraji i Vjetër”

by Nexhat

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, ka thënë se kanë dorëzuar kallëzim penal ndaj Komunës së Prizrenit për rrënimin e monumentit në mbrojtje të përhershme “Kompleksi Saraji i Vjetër”.

Në një konferencë për media, Çeku ka thënë se ky veprim i autoriteteve komunale është i dënueshëm dhe se kompleksi u rrënua dy muaj para se t’i kthehet shtetit kjo pronë

banner

“Arsyeja e kësaj konference është informimi publik i një rrënimi të qëllimshëm të monumentit në mbrojte të përhershme ‘Kompleksi Saraji i Vjetër’. Sot me Prokurorinë Themelore në Prizren kemi dorëzuar kallëzim penal ndaj kryetarit të Prizrenit, drejtorit për Investime Kapitale në këtë qytet. Kodi penal i dënon deri në 10 vite dënim dhe me gjobë nga një mijë deri në dy mijë euro. Kompleksi u rrënua dy muaj para se të kthehet në pronë të shtetit, të cilët konsiderojmë që kanë bërë shkelje flagrante, veprimi i rrënimit është realizuar me dy leje të kësaj komune: leja për rrënim dhe për ndërtim. Të dyja janë në kundërshtim me Ligjin e Kushtetutën e Kosovës”, ka thënë Çeku.

Sipas tij, të vetmen punë që mund të bëhen në monumente të tilla është renovimi dhe se këtë mund ta bëjë vetëm Ministria e Kulturës. Me të marrë informatën, Çeku ka thënë se ka njoftuar organet e rendit të cilët kanë ndaluar rrënimin, ndonëse e sheh të vonuar pasi intervenimi i saj është i pamundur për shkak të dëmeve të mëdha

“Sipas ligjit lejohet vetëm renovimet andaj Ministria e Kulturës është i vetëm organ kompetentë i cili mund të ndërhyjë në monumente. Menjëherë pas marrjes së informatës së rastit, inspektorët e kanë konstatuar fillimin e rrënimit dhe janë ndalur punimet. Policia e Kosovës ndalon punimet, rrënimet e punimeve tashmë kanë ndodhur dhe intervenimi i saj tashmë është i pamundur. I kemi kundërshtuar vendimin e komunës, ne jemi detyruar që të merremi me hapin e radhës dhe në bazë të ligjit ruajtja e trashëgimisë kulturore ‘Kompleksi Sarajë e Vjetër’, shquhet si aset me vlera historike. Pas vlerësimit të dëmit të shkaktuar qëllimshëm kemi bërë vlerësim dhe ndërtesat e ish-fabrikës janë rrënuar nëpërmjet mjeteve makinerike qe kanë shkaktuar dëm rreth 90 për qind. Kërkojmë rikthimin e asetit në gjendjen e mëhershme. Për rastin e dëmtimit te trashëgimisë kulturore kemi mbajtur takime dhe kemi themeluar mbrojtje të këtyre monumenteve”, ka thënë Çeku. /EO

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy