Nis gjykimi i katër serbëve të akuzuar për terrorizëm

by Nexhat

Në Departamentin Special të Gjykatës Themelore në Prishtinë, ka nisur shqyrtimi gjyqësor në gjykimin e Milun Milenkoviqit, i njohur si “Llune”, Dejan Pantiqit, Aleksandar Vlajiqit dhe Miomir Vakiqit, të akuzuar për terorrizëm.

Ata akuzohen për sulmin me granatë dorë në zyrat e Komisionit Komunal të Zgjedhjeve më 6 dhjetor të vitit 2022 në Mitrovicën e Veriut.

banner

Gjyqtari Valon Kurtaj tha në fillim të gjykimit se të pandehurit mund të pranojnë ose mohojnë fajësinë e tyre dhe më pas kërkoi që secili prej tyre të deklarohet individualisht.

Të katër të pandehurit deklaruan se nuk ndihen fajtorë për veprat për të cilat akuzohen.

Në seancën e sotme, si prokuroria ashtu edhe mbrojtja japin fjalën hyrëse, raporton Kosovo Online.

Në seancën fillestare të mbajtur më 30 janar, katër të akuzuarit u deklaruan të pafajshëm për akuzat kundër tyre

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy