Paçarizi: Është naive të mendojmë që KFOR-i është me Serbinë

by Nexhat

Opinionisti Rrahman Paçarizi ka thënë se urat janë për të qenë të hapura, mirëpo ka raste kur ato edhe janë të mbyllura.

Madje ai mori shembull sheshin e Prishtinës, ku dikur ishte rrugë për automjete, duke thënë se tash në atë pjesë nuk lejohet kalimi me automjete, por vetëm për këmbësorë.

banner

Në Rubikon të Klan Kosova, ai tha se në Urën e Ibrit ka një arsye të sigurisë që KFOR-i nuk e lejon hapjen e saj për automjete.

“Ka një vendim për shkaqe të sigurisë dhe KFOR-i i di. Ato informata ata nuk mund t’i ndajnë me ne. Dmth, nuk besoj që jemi kaq naiv sa të mendojmë ndryshe. Në fakt, do të isha shumë i shqetësuar nëse një njeri në Kosovë do të ishte kaq naiv. Është naive të mendosh se KFOR-i nuk ka arsye të sigurisë, se KFOR-i është duke punuar për Serbinë”, deklaroi Paçarizi.

Ndër të tjera, ai tha se çështja e urës është një kauzë që i është dashur kryeministrit Albin Kurti para zgjedhjeve.

Paçarizi thotë se Kurti e ka ditur se nuk mund të hapet ura

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy