Rodri e zbulon ekipin që mendon se do ta rivalizojë Man Cityn për titullin e Premierligës

by Nexhat

Rodri këmbëngul se Arsenali do të sfidojë përsëri Manchester Cityn për titullin e Premier League këtë sezon.

Duke folur për Mail Sport në ceremoninë e çmimeve PFA, mesfushori i Manchester Cityt tha: “Ne e dimë nivelin e ekipit tonë, por gjithashtu e dimë nivelin e ligës dhe konkurrencën.

“Sezonin e kaluar, ne ishim kampionë për shkak të detajeve të vogla, dhe e dimë që duhet të jemi edhe më të mirë për ta fituar përsëri, sepse ekipet e tjera gjithmonë po rrisin nivelin e tyre.”

I pyetur për shanset e Arsenalit, pasi kanë përfunduar të dytët në dy sezonet e fundit pas Man Cityt, Rodri pranoi se mendon se ata do të sfidohen përsëri deri në kufi nga ekipi i Mikel Artetës.

“Ata (Arsenali) kanë bërë shumë mirë,” tha ai. “Do të thosha që janë në të njëjtin nivel me ne dhe sigurisht që do të jenë aty.”

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy