Shehaj për mbetjet toksike: Po na kthehen në Shqipëri, Qeveria të japë llogari

by Nexhat

Kryetari i Partisë Mundësia, Agron Shehaj, ka reaguar në lidhje me lajmin se 800 ton mbetje industriale të dyshuara të rrezikshme, të cilat kanë dalë nga Porti i Durrësit pa autorizim, me destinacion Azinë Juglindore, do të rikthehen në Shqipëri.

Përmes nje reagimi në rrjete sociale, Shehaj kërkon transparencë nga qeveria shqiptare. Deputeti kërkon nga autoriteet që të informojnë qytetarët mbi llojin e lëndës së rrezikshme që pritet të mbërrijë në vend, ku dhe si është prodhuar dhe a ku mundësi Shqipëria t’i asgjësojë pa rrezikuar shëndetin e qytetarëve

banner

“800 ton plehra toksike janë trafikuar nga Shqipëria drejt Azisë. Janë bllokuar ndërkohë në portin e Singaporit dhe do rikthehen prapë në Shqipëri. Qeveria shqiptare nuk jep absolutisht asnjë shpjegim, nuk thotë për çfarë plehrash bëhet fjalë, si këto janë prodhuar në Shqipëri apo nëse këto janë importuar në mënyrë ilegale. Opinioni publik ka nevojë të dijë, shteti shqiptar dhe qeveria duhet t’i shpjegojnë qytetarëve se çfarë dreqin ka bërë me 800 ton plehra toksike, çfarë do të bëjë, si ka ndërmend t’i asgjësojë dhe nëse ka aftësi për ta bërë një gjë të tillë?! Me pak fjalë kemi nevojë për transparencë, qytetarët shqiptarë kanë nevojë të dinë se çfarë po bëhet, sa i madh është ky skandal, kush janë të përfshirë dhe sidomos sa rrezikohet shëndeti publik nga këto plehra toksike”, deklaroi Shehaj.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy