Vrasja në Ferizaj, Presidenca thotë se Prindon Sadriu s’ka kërkuar mbrojtje të afërt: Vlerësimet i bëjnë institucionet e sigurisë

by Nexhat

Presidenca e Kosovës ka thënë se Zotëria i Parë, Prindon Sadriu, nuk ka kërkuar mbrojtje të afërt pas disa raportimeve në media. Kjo vjen pas rastit të vrasjes së axhës së tij në Ferizaj disa ditë më parë.

Në një përgjigje për media, Presidenca tha se mbrojtja e afërt i ofrohet familjes së Presidentes në përputhje me ligj dhe me vlerësimet e rrezikshmërisë, ndërsa ka shtuar se pas rastit të vrasjes në Ferizaj këto ditë ka pasë “kërcënime e nxitje të dhunës virtuale ndaj presidentes Osmani dhe familjes së saj”

banner

“Pika 4.3 e procedurave standarde të operimit të njësisë për vlerësimin e kërcënimit dhe rrezikut parashohin me automatizëm nivelin e lartë të rrezikshmërisë, i cili i takon Presidentes së Kosovës dhe familjes së ngushtë të saj. Gjatë ditëve të fundit ka pasur vazhdimisht kanosje, kërcënime dhe nxitje dhune virtuale ndaj Presidentes dhe familjes së saj të ngushtë, të cilat janë deponuar dhe janë duke u trajtuar nga Policia e Kosovës. Zotëria i Parë personalisht nuk ka kërkuar asgjë. Vlerësimet e sigurisë i bëjnë institucionet e sigurisë”, thuhet në përgjigje.

Më 16 gushtit, zyrtari policor Festim Ramadani dyshohet se vrau 89-vjeçarin Sadri Sadriu në hyrje të parkingut të një salle dasmash në qytetin e Ferizajt. Më pas u raportua se viktima ishte axha i burrit të presidentes, Prindon Sadriu

Për këtë rast disa media kanë raportuar se motivi i vrasjes nga Ramadani ishte “dhunimi i dy motrave të tj kur ato ishin të mitura” nga tashmë i ndjeri, Sadriu. Po ashtu, u raportua se për rastin ishte i informuar edhe bashkëshorti i Presidentes, Prindon Sadriu por edhe vetë Osmani. Megjithatë, presidentja kishte thënë se kurrë s’ka qenë në dijeni për një rast të tillë.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy