Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, priti sot në takim përfaqësues të Këshillit Koordinues të Asociacioneve Familjare të të Zhdukurve të Kosovës.
Shkëmbimi i sotshëm përkoi në prag të shënimit të Ditës Ndërkombëtare të Personave të Zhdukur me Dhunë. Në këtë takim, palët u dakorduan për mbajtjen e një tryeze senzibilizuese për Ditën Ndërkombëtare të Personave të Zhdukur me Dhunë, e cila përkujtohet çdo vit më 30 gusht, thuhet në njoftimin dërguar mediave.
Zëvendëskryeministri Bislimi i njoftoi shoqatat dhe për adresimin me prioritet në Bruksel në kuadër të procesit të dialogut të çështjes së personave të zhdukur me dhunë, mbi angazhimin e Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur, si dhe iu ofroi mbështetjen e vazhdueshme për sensibilizim dhe avokim në lidhje me këtë çështje, thuhet tutje në njoftim.
“Këshilli e falënderoi zëvendëskryeministrin për mbështetjen, e në veçanti për vizitën e realizuar në Srebrenicë me rastin e shënimit të përvjetorit të gjenocidit serb atje më 11 korrik, si dhe e njoftuan atë për sfidat me të cilat po përballen dhe angazhimin e shoqatave në këtë proces”, përfundon njoftimi