Në futboll paraja nuk është gjithçka, por jo për të gjithë.
Paulo Dybala zgjodhi pikërisht parat përpara lavdisë dhe të qenit një lojtar ikonë në një klub si Roma.
Fantazisti argjentinas u dorëzua përpara tundimit, u dorëzua përpara milionave të sheikëve, duke vendosur që të largohet nga kryeqyteti italian për të nisur një aventurë të re në Arabinë Saudite. Të gjitha mediat italiane bashkohen në këtë pikë:
Dybala jashtë. Lë Romën dhe shkon në Arabi”, shkruan Corriere dello Sport. Argjentinasi do të transferohet tek ekipi i Al-Qadsiah ku do të nënshkruajë një kontratë 3-vjeçare. Dybala do të përfitojë 70 milionë euro në tre vite, një oferte e denjë për një sheik. Nga kjo marrëveshje humbet vetëm Roma, me kryeqytetasit që do të përfitojnë vetëm 3 milionë euro, plus bonuse./BW