Edita Tahiri: Kurti ka dëmtuar, ndëshkuar e izoluar Kosovën

by Merita

Ish-kryenegociatorja e Kosovës në dialogun me Serbinë, Edita Tahiri  ka thënë se Kosova është e dëmtuar nga qeverisja e kryeministrit, Albin Kurti.

Tahiri tha se Kurti po bën “lojëra të vogla në veri” duke e lënë kështu Kosovën të izoluar e të ndëshkuar.

banner

“Kosova është shumë e dëmtuar nga kjo Qeveri, e izoluar plotësisht. Nuk ka ndodhë asnjë vizitë e lartë prej shteteve të rëndësishme në Kosovë prej janarit. Kryeministri jonë fare s’ka bërë vizita zyrtare jashtë Kosovës. Kosova mbeti pa hyrë në KiE. Jemi të izoluar, të ndëshkuar, të sulmuar dhe ende vazhdojnë lojërat e propagandat për lojërat e vogla në veri. Ai çon ekipe për urën në veri ndërkohë që para 6 vitesh BE-ja e ka kryer restaurimin, pastaj lëshon këto deklaratat se e hap urën se është e drejtë, natyrisht që duhet të reagojë ambasadori amerikan.

Situata është jo e mirë, por demokracia e ka rotacionin politik. Në shkurt janë zgjedhjet, ky ka pas shanse të qëndrojë edhe disa mandate, por e dështoi Kosovën. Shpresojmë që ky rotacion do ta heqë Kurtin”, tha Tahiri.

Tahiri ka treguar edhe për ftesën që ka pasur për t’u bërë pjesë e ekipit për dialog,

“Tek rasti i Kurtit kur ma çoi një emisar për tu bërë pjesë në negociata, i thashë kundër jam me bashkëpunu me Kurtin politikisht sepse s’merremi vesh, ai ka ideologji lindore, unë jam perëndimore, ai anti-amerikan unë jam proamerikane”, tha Tahiri.

banner

Të ngjajshme

Ne jemi informim.net, një portal lajmesh që kemi një qëllim të qartë dhe premtim për të qenë portal lajmesh më i shpejtë në Kosovë dhe në rajon.
Ne kemi një staf të përkushtuar gazetarësh dhe redaktorësh që punojnë vazhdimisht për të sjellë lajme aktuale dhe të besueshme për lexuesit tanë. Ne ofrojmë lajme nga Kosova dhe më gjerë, duke i kushtuar rëndësi çështjeve që ndikojnë në jetën e përditshme të njerëzve. Gjithashtu, ne kemi një fokus të veçantë në kulturë, art, dhe inovacione teknologjike.

Edtior's Picks

Latest Articles

All Right Reserved 2023

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy