“Elektronika” në zgjedhjet e 2021, KQZ dorëzon në SPAK dosjen e tenderit

by Nexhat

KQZ i dorëzoi SPAK dokumentacionin për dy tenderët (identifikimin elektronik) dhe (votim/numërim elektronik) për zgjedhjet parlamentare të vitit 2021, për të cilat Prokuroria e Posaçme ka nisur një hetim.

Të dy tenderët janë fituar pa garë nga kompania ‘SMARTMATIC INTERNATIONAL HOLDING B.V”, vlera fituese e të cilëve është shumë pranë fondit limit. Dokumentacioni është dorëzuar këtë të enjte, disa ditë pasi SPAK kërkoi të dhëna për procedurat e tenderimit për pajisjet e identifikimit biometrik si dhe votimin e numërimin elektronik me vlerë totale 21 milionë dollarë

banner

Konkretisht SPAK ka kërkuar nga KQZ dokumentet e tenderit që mban datën 23 dhjetor 2020 për “Sisteme/pajisje të teknologjisë së informacionit për identifikimin elektronik të votuesve dhe verifikim e tyre paszgjedhor”. Po ashtu dhe për një tender të dytë të dhënë po në vitin 2021 (mars) për ‘Sisteme/pajisje të teknologjisë së informacionit për votimin dhe numërimin e votave!’.

Në zgjedhjet parlamentare të 2021 votimi elektronik u bë vetëm në njësinë numër 10 në Tiranë.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy