Festa e Abaz Aliut, Baba Mondi: Shqiptarët t’i kthehen kombit, punës e dijes! Të mos e braktisim vendin

by Nexhat

Kryegjyshi i bektashinjve Baba Mondi, në fjalën e tij nga mali i Tomorrit, ku po zhvillohet pelegrinazhi i besimtarëve për ditën e Festës së Abaz Aliut, u shpreh se historia e lashtë e vendit tonë rrotullohet rreth Tomorrit mitik

Për mikrofonin e News24, ai ka pasur një mesazh për shqiptarët, duke u kërkuar t’i kthehen kombit, dijes dhe punës

Ai shtoi se shqiptarët nuk duhet të largohen nga vendi, por duhet t’i përballojmë vështirësitë në vendin tonë

“Lutemi që Zoti të na lehtësojë sakrificat në këtë jetë të përkohshme, Ne si shqiptarë t’i kthehemi kombit, mos të largohemi. Të përballojmë vështirësitë në vendin tonë. T’i kthehemi punës e diturisë”, u shpreh ai

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy