Jasharaj: Viti i ri shkollor do të nisë me telashe, gjatë shtatorit vendosim për protesta apo greva

by Nexhat

Viti i ri shkollor do të nis normalisht, pasi SBASHK-u thotë se nuk kanë ndonjë vendim për protesta apo greva, ndonëse një gjë e tillë ishte paralajmëruar.

Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj ka thënë për Zeri.info se viti i ri shkollor do të nis me telashe, jo për shkak të ndonjë greve, por për shkak të telasheve me furnizimin me te tekste shkollore

banner

Ai thotë se mbështesin fillimin e vitit të ri shkollor, por në shtator do të mblidhen për të vendosur në lidhje me kërkesat e tyre, për të cilat Qeveria nuk u ka kthyer përgjigje që nga maji i këtij viti kur ato u bën publike.

“Tash punëtorët e arsimit janë duke u kthyer në vendet e punës. Ne javën e ardhshme do të kemi një takim me kryetarët e nivelit komunal dhe të universiteteve dhe ata do të na japin raporte ma të saktë sepse do t’i marrim nga kryetarët që i kemi

“Unë besoj se shkollat, shumica e tyre janë të përgatiten pa në aspektin teknik, por mbetet sfidë sikur edhe vitin e kaluar, tash pasi MASHT-i veproi njëjtën, mbetet sfidë furnizimi me tekste shkollore dhe të shohim fillimin e vitit të ri shkollor, pastaj do të kemi bashkëbiseda me punëtorët e arsimit, nga çerdhet deri në universitet do të shohim për aktivitetet tona të radhës”, tha Jashara.

Ai tha se me kohë kanë paralajmëruar Qeverinë në lidhje me kërkesat e tyre, duke mos përjashtuar veprime sindikale nëse ato nuk plotësohen.

“Ne kemi alarmuar me kohë dhe kemi thënë se duke bashkëbiseduar me punëtorët e arsimit, me anëtarët e SBASHK-ut, ka pakënaqësi të madhe kërkesat u bën publike edhe më 1 maj, kërkesa këto të cilat Qeveria nuk i ka analizuar dhe nuk kem ndonjë përgjigje pozitive nga ta. Sa i takon SBASHK-ut, viti i ri shkollor do të fillojë, besoj kam frikë me telashe për shkak të teksteve, pastaj ne gjatë shtatorit do ta kemi takimin e Këshillit Drejtues, që është organi më i lartë mes dy kongreseve dhe ata janë përfaqësues, po them të gjithë të punësuar në arsim që nga çerdhet deri në universitet dhe ata do të sjellin mendimet e bazës të anëtarësisë dhe cilitdo qoftë vendimi i Këshillit Drejtues ne si staf, si Kryesi e SBASHK-ut do ta respektojmë”, tha Jasharaj

Ai kritikoj Ministrinë e Arsimit për mënyrën e shpërndarjes së librave, ku sipas tij pas vështirësive që u panë vitin e kaluar, Ministria vendosi të përsërit mënyrën e njëjte të shpërndarjes së teksteve shkollore, ndërsa tha se mënyra më e mirë e shpërndarjes së teksteve, është ajo e viteve të kaluara.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy