Shefi i Agjencisë Qendrore amerikane të Inteligjencës (CIA), William Burns, ka arritur në ndërtesën e Presidencës së Kosovës.
Në media janë publikuar pamje nga momenti kur autokolona me veturat që përcjellin Burns hyjnë në oborrin e Presidencës, e më pas shihet edhe Burns.
Vizita e tij në Kosovë vjen pasi zyrtari i lartë i inteligjencës amerikane qëndroi edhe në vendet e tjera të rajonit.
Ambasada amerikane në Prishtinë nuk konfirmoi vizitën e Burnsit në Kosovë
Por, avioni i ushtrisë amerikane, me të cilin besohet se ka udhëtuar shefi i Agjencisë Qendrore amerikane të Inteligjencës (CIA), William Burns, në Bosnje dhe Serbi, u pa mesditën e së enjtes në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”.
Ekipi i REL mesditën e së enjtes e fotografoi aeroplanin e ushtrisë amerikane të ndalur para zonës “VIP” në Aeroportin e Prishtinës