Kurti tha se fitoren në zgjedhje ia mundësuan gratë, të rinjtë dhe diaspora, Haradinaj e akuzon për mashtrim të tri palëve

by Nexhat

Kryetari i AAK’së, Ramush Haradinaj, i ka reaguar kryeministrit Kurti që tha se fitoren ia mundësuan gratë, të rinjtë dhe diaspora.

Haradinaj ka th ënë se nuk ka tallje më të madhe se sa të thuhet kjo e të llogaritësh prapë në mbështetjen e tyre

banner

“Nuk ka tallje më të madhe se sa të thuash se fitoren ma kanë dhënë  rinia, gratë dhe diaspora e të llogaritësh prapë në mbështetjen e tyre.”

Ai ka shtuar se rinia s’ka qenë kurrë në gjendje më të pashpresë, se pozita e gruas është e papërfillshme dhe se diasporës i janë mbyllyar të gjitha dyert për t’u bërë pjesë e vendimmarrjes në vendin e tyre.

“Të rinisë e cila kurrë nuk ka qenë në gjendje më të pashpresë. Të rinisë e cila në përmasa të frikshme po e braktisë vendin. Të rinisë e cila as nuk ka punë, as të hyra, as arsim cilësor e as shpresë se kjo qeveri e ky kryeministër, mund ta ndryshojë gjendjen për ta. Nuk ka fyerje më të madhe se sa të thuash e kemi mbështetjen e grave, kur pozita e gruas e përfshirja e saj në jetën publike, është pothuaj e papërfillshme. Ku dhuna ndaj grave, edhe si rezultat i një depresioni kolektiv të shkaktuar nga kjo qeveri, po merr përmasa shqetësuese. Të diasporës që i janë mbyllur të gjitha dyert për të investuar, për të kontribuar e për tu bërë pjesë e vendimmarrjes në vendin e tyre.”

Haradinaj ka shkruar se “kjo gjendje” do të ndryshojë.

“Dhe do të ndryshojë kjo gjendje. Rinia, gratë e mërgata, nuk do të jenë kategori të nëpërkëmbura, por do t’i rikthejmë në vendin që ju takon.”

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy