Libraritë ende të pafurnizuara me tekste shkollore, prindërit të shqetësuar

by Merita

Edhe pse kanë mbetur më pak se 10 dirë nga fillimi i vitit të ri shkollor, njëra nga libraritë në kryeqytet, nuk ka arritur të furnizohet ende me tekste shkollore, çka bëri që prindërit të kthehen pa blerë libra.

Ekonomia Online ka biseduar me disa prindër, të cilët shprehën zhgënjimin me procesin e subvencionimit.

banner

Disa prej tyre, thanë se mënyra e vjetër ka qenë më e lehtë, e disa të tjerë nuk e shohin fortë tragjike subvencionimin e teksteve shkollore.

Drita Canolli ka thënë për Ekonomia Online, se shpërndarja e librave nëpër shkolla ka qenë më e mirë, sesa subvencionimi, ndonëse mënyrën e aplikimit nuk e sheh shumë të mundimshme. Ajo ka thënë se është subvencionuar për vajzën e parë, ndërsa për të dytën është në pritje.

“Sot erdha për me shiku se a janë ardhur librat për me i ble, mirëpo nuk kishin ardhur ende. Këta na thanë që iu lajmërojmë normal, më mirë kishte me qenë që të ishte si përpara me qenë librat. Mënyra e aplikimit nuk ka qenë e vështirë kemi aplikuar, për njërën vajzë kanë dalë paratë, kurse për tjetrën ende jemi duke pritur. Vajzat e mia i kanë pasur mirëpo për njërën kanë dalë menjëherë paratë, kurse për tjetrën kanë dalë pak më vonë nga fundi. Unë kisha menduar që më mirë të jenë librat si më herët”, ka thënë ajo.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy