Me një lojtar më pak, Drita mposhtet nga Legia në ndeshjen e parë

by Nexhat

Drita ka pësuar humbje në ndeshjen e parë nga Legia e Varshavës në kuadër të play-offit për Ligën e Konferencës.

Skuadra gjilanase në Varshavë u mposht pastër 0:2, .

Momenti që vendosi ndeshjen ishte minuti i 31-të, kur futbollisti i Dritës, Hasan Gomda u ndëshkua me karton të kuq, duke e lënë skuadrën e tij me një lojtar më pak në fushë.

Më pas, polakët e patën shumë më të lehtë që të shënonin fitore sonte.

Kramer kaloi vendasit në epërsi në minutën e 56-të të ndeshjes.

E në minutën e 83-të Gual u përkujdes për epilogun e këtij takimi, 2:0.

Ndeshja e kthimit zhvillohet pas një jave në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, teksa Drita do të ketë mision tejet të vështirë për ta përmbysur këtë rezultat

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy