Selimi: S’do të doja që Kurti të mos e takojë Burnsin, Kosova duhet t’i ndreqë raportet me Amerikën

by Nexhat

Ish-ministri i Jashtëm i Kosovës, Petrit Selimi sonte në “Edicionin Special” në Klan Kosova foli në lidhje me vizitën e drejtorin e CIA-s, Ëilliam Burns në Kosovë.

Ai u shpreh se nuk do të donte që kryeministri i vendit, Albin Kurti të mos e takonte Burnsin, përcjell Informim.net.

Madje, Selimi u shpreh se një ndjenjë patriotike thotë që Kosova ka nevojë, siç u shpreh ai, t’i ndreqë marrëdhëniet me Amerikën.

“Në situatën e polarizimit total në Kosovë, ndoshta do të kishte me qenë gëzim për dikë, për opozitën, apo kushdo që është kritik ndaj qeverisë, por nuk kisha pas qejf që z.Kurti mos ta takojë z.Burns, një ndjenjë patriotike thotë që Kosova ka nevojë t’i riparojë, t’i ndreqë marrëdhëniet me Amerikën”, u shpreh ai.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy