Selmanaj për aferat korruptive të qeverisë Kurti: Ka urdhër, “ku na duhen paratë dhe kënd duhet ta shpërblejmë”

by Nexhat

Deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj ka folur për skandalet dhe aferat korruptive gjatë mandatit të qeverisë së Albin Kurtit.

Selmanaj ka thënë se është një sistem i strukturuar sa i përket aferave korruptive. Sipas tij, pas secilës aferë fshihet një urdhër nga lart.

banner

“Është sistem i strukturuar. Në Kosovë ndoshta nga prezenca ndërkombëtare ka pasur elemente korruptive, askush nuk e mohon këtë. Por dallimi prej asaj kohe dhe kësaj kohe unë e shoh që korrupsioni nuk është i demoluar, dmth dikush atje po vjedh me rënie të lirë, dikush po keqpërdor një kontratë.. Jo, jo, këtu ka urdhër. Ku na duhen paret dhe kënd duhet ta shpërblejmë apo kujt duhet t’ia kthejmë paret që ia kemi marrë borxh për fushatë”, ka thënë Selmanaj.

Ai gjithashtu ka folur për aktakuzën e ngritur ndaj ish-kryeshefit të KEK-ut, Nagip Krasniqit, i cili kujtoi kohën kur si kryetar i komisionit hetimor për çështjen e energjisë elektrike, kishte intervistuar Krasniqin

“Befasohesha me qasjen e Nagip Krasniqit që sot ka aktakuzë, dhe unë kur i them a e keni pasur informatën se ZRrE-ja ju njofton që kjo kompani nuk ka licencë, thotë po, unë i thash: “dhe ju keni vazhduar me tregti, po më tha kam vazhduar, kur e pyeta përse më tha: ‘Unë nuk i subordinohem ZRrE-së, unë e kam rrugën time, unë i thash: ‘Por ZRrE-ja është autoriteti, nuk është rruga jote, nuk është vendimmarrja jote për këtë çështje”, ka thënë Selmanaj në një intervistë në emisionin “Paradoks” me Vehbi Kajtazin.

“Ai kishte zgjedhur një rrugë të interpretimit vetanak të ligjit, do të thotë se ai kishte menduar se në momentin që ka fituar VV-ja zgjedhjet, kanë menduar se edhe ligjet dhe kushtetutën mund ta interpretojnë siç duan vetë”, ka thënë Selmanaj.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy