Sindikata e Minatorëve të Trepçës tregon arsyet për largimin nga puna e disa prej tyre, thotë se s’ka të bëj me grevën e tyre

by Nexhat

Sindikata e Pavarur e Minatorëve të Trepçës ka reaguar pas largimit nga puna të disa prej minatorëve të Trepçës.

Përmes një postimi në Facebook, kjo sindikatë ka thënë se shumica e minatorëve të apostrofuar me iniciale janë minatorë që kohë më parë veç se e kanë dhënë dorëheqjen e tyre nga puna në ndërmarrjen e Trepça Sh.A, e një pjesë tjetër për shkak të procedurave penale që janë inicuar kundrejt tyre.

banner

“Ju sigurojm se ndërprerja e marrdhënies së punës për këta përsona nuk ka të bëjë fare me reagimin- shprehjen e paknaqësive të shprehur përmes protestës apo ndonjë hakmarrje në drejtim me paknaqësit tona. Menaxhmenti thjeshtë e ka zyrtarizuar dorëheqjen e atyre, të cilët veç se janë larguar me dëshirën e tyre nga ndërmarrja qoftë duke emigruar apo punisimit të tyre dikund tjeter, apo edhe ka zbatuar procedurat ligjore për përsonat që janë në ndjekje penale”, thuhet në njoftimin e Sindikatës.

Sindikata e Pavarur e Minatorëve të Trepçës ka thënë se vazhdimisht përcjell secilin hap të ndërmarrë nga institucioni në raport me secilin minatorë dhe të drejtat e tyre

“Sindikata gjatë angazhimit të saj pa kurrfarë kompromisi afirmon dhe mbron të drejtat e ligjshme të secilit minatorë dhe do ti përdor çdo her e në çdo kohë të gjithë mekanizmat ligjor për mbrojtjen e tyre. Pra Sindikata ka qëndruar dhe qëndron parimore dhe e arsyeshme duke e kuptuar rolin dhe rëndësin që ka menaxhmenti në ndërmarrje, duke e bërë të qartë se për procedurat dhe hapat ligjor që ajo ndërmerr ne do ti respektojm çdo herë”, thuhet ndër të tjera në njoftim.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy