Gërmimet shqiptaro- franceze, del në dritë urbanizmi i plotë i Apolonisë së Ilirisë

by Nexhat

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale bëri të ditur të premten se ka dalë në dritë urbanizmin e plotë të Apolonisë së Ilirisë.

Aktiviteti kryesor është përqendruar në studimin e materialit arkeologjik dhe të disa prej monumenteve të qytetit, siç janë fortifikimi dhe portat hyrëse, si dhe “termat” e periudhës romake

banner

Përdorimi i metodave multidisiplinore si survejimet gjeofizike, rilevimet topografike, si dhe fotogrametritë dhe ortofotot e realizuara pothuajse në të gjithë sipërfaqen e qytetit, kanë nxjerrë në dritë urbanizmin e plotë të Apolonisë së Ilirisë”, shkruan Rama.

Qyteti antik i Apolonisë, i ndodhur 12 km larg qytetit të Fierit, është një nga sitet më të mëdha të Shqipërisë, por edhe një nga qytetet e rëndësishëm të antikitetit. Gjatë muajit gusht në këtë qytet antik po punon misioni arkeologjik shqiptaro-francez.

Ky projekt jetëgjatë i Institutit të Arkeologjisë dhe Ministrisë së Punëve të Jashtme Franceze dhe Shkollave franceze të Athinës (EfA) dhe Romës (EfR), me miratimin e IKTK – MEKI, është kontribuesi kryesor i njohjes së jetës mijëravjeçare të Apolonisë.

Apolonia është themeluar rreth fillimit të shek. të IV p.e.s., ndërsa rrënojat e Apolonisë janë zbuluar në fillim të shek. XIX. Në shekujt që pasuan, qyteti zhvilloi një kulturë të pasur dhe u bë një qendër e rëndësishme ekonomike dhe kulturore në rajon. Ai ndikoi ndjeshëm në zhvillimin e kulturës romake në Ballkan dhe Evropën Lindore.

Arkeologët e quajnë Apoloninë “Pompei i Shqipërisë”, pasi vetëm 10% e territorit të qytetit të dikurshëm është zbuluar deri më sot.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy