Policia e Durrësit ka identifikuar autorin e një aksidenti të ndodhur të mërkurën në rrugën dytësore Plepa-Kavajë, ku mbeti i vrarë avokati Leonard Dingo. Uniformat blu kanë bërë me dije se 63-vjeçari është qëlluar për vdekje nga një 22-vjeçar. Pas ngjarjes, i riu është larguar nga vendi i ngjarjes dhe ka braktisur automjetin në fshatin Kodër Arapaj
Gazetari Igli Celmeta raporton për Balkanweb se autori i aksidentit me pasojë vdekjen është Erjon Kacani dhe është emigrant në Greqi
Automjeti është gjetur e është sekuestruar nga shërbimet policore, por autori i aksidentit është në arrati. Kolegët e viktimës, në një postim në rrjetet sociale shprehen se kolegu Dingo ka pasur çështje të rëndësishme, ndaj nuk përjashtojnë mundësinë që ngjarja të jetë e qëllimshme