Islandë: riaktivizimi i vullkanit sjell pamje të magjishme por edhe panik

by Merita

Pamje të magjishme, llavë, tym, flakë, por edhe panik është panorama që ofron ditët e fundit gadishulli i Reykjanes në Islandë për shkak të aktivizimit të vullkanit që ndodhet në këtë zonë.

Gjithçka nisi me një tërmet të fuqishëm, që u pasua më pas me shpërthimin vullkanik dhe lumenjtë e llavës që detyruan autoritetet të nxjerrin një urdhër evakuimi për banorët e Grindavik dhe Lagunës Blu.

Ekspertët e vullkaneve parashikojnë se situata është më e rrezikshme se herët e tjera dhe se llava do të vijojë të dalë nga krateri edhe për disa ditë të tjera.

Reja e tymit vullkanik është ngritur qindra metra në ajër, por fatmirësisht nuk ka shkaktuar asnjë problem në fluturimet.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy