Takimi i parë me Ramën, Nancy Van Horn: Rikonfirmoj mbështetjen e palëkundur të qeverisë SHBA për Shqipërinë

by Nexhat

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka zhvilluar sot një takim me të ngarkuarën me punë në Ambasadën Amerikane në Tiranë, Nancy Van Horn

Ky është takimi i parë i diplomates amerikane me kryeministrin Edi Rama që kur ajo u emërua në detyrën e të ngarkuarës me punë të misionit amerikan në Tiranë

“Sot, e Ngarkuara me Punë e SHBA Nancy VanHorn u takua me Kryeministrin Edi Rama për të përgëzuar miqësinë e fortë dhe vlerat e përbashkëta mes vendeve tona si Aleatë në NATO dhe partnerë strategjikë. Zonja VanHorn rikonfirmoi mbështetjen e palëkundur të qeverisë së Shteteve të Bashkuara në rolin që ka Shqipëria për të çuar përpara paqen dhe zhvillimin në të gjithë rajonin”, thuhet në postimin e Ambasadës Amerikane në Facebook

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy