Ukrainasit sërish bombardojnë depot e naftës në Rusi

by Nexhat

Dronët ukrainas kanë sulmuar sërish depon e naftës në Proletarsk, Rusi.

Në fakt, rusët nuk kanë mundur t’i shuajnë zjarret prej disa ditësh dhe tani ato janë shtuar

banner

Mësohet se sulmi i ri ka ndodhur rreth orës 5 të mëngjesit, shkruajnë mediat e huaja.

Autoritetet në rajonin e Rostovit nuk e kanë konfirmuar ende këtë informacion.

Zjarri në depon e naftës ka nisur mëngjesin e 18 gushtit dhe ende nuk është lokalizuar.

Ekziston rreziku që zjarri të përhapet në rezervuarët e vajgurit.

Ndryshe, Ukraina ka nisur sulme të njëpasnjëshme në territorin rus, ku po bombardon industrinë e karburanteve dhe infrastrukturën ushtarake.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy