Anëtari i Kryesisë së LDK-së Muhamet Hamiti, thotë se gjatë takimeve që pati shefi i CIA-s William Burns, në Kosovë, mund të ketë diskutuar edhe për rrezikun që mund t’i kanoset vendit në veri.
“Patjetër që mund të jetë diskutuar për këto punë, dhe diskutohet tash me përfaqësinë amerikane këtu, jo vetëm politike, diplomatike, me ambasadorin të qeverisë amerikane, por edhe me KFOR-in, dhe agjencitë e tjera”, u shpreh ai, në “Info Magazinë”
Hamiti tutje tha se qeveria duhet të veprojë dhe të sillet përgjegjshëm, pasi sipas tij ka raste kur nuk ka vepruar kështu, e që ka rezultuar me sanksionimin e Kosovës nga Amerika.