Zyrtare: Ilkay Gundogan rikthehet te Man City

by Nexhat

Manchester City ka konfirmuar zyrtarisht rikthimin e mesfushorit Ilkay Gundogan, i cili në sezonin e fundit luajti te Barcelona.

Pas vetëm një sezoni në Camp Nou, Gundogan ka vendosur të rikthehet në Etihad Stadium, aty ku fitoi çdo trofe me Cityn

banner

Është vet faqja zyrtare e kampionit anglez që ka konfirmuar zyrtarisht rikthimin e Gundogan, i cili arriti marrëveshje personale para disa ditësh

https://twitter.com/i/status/1826922060972445867

“Manchester City ka përfunduar një marrëveshje për të ri-nënshkruar Ilkay Gundogan nga Barcelona në një marrëveshje njëvjeçare”, thuhet në njoftim.

Transferimi i Gundogan nuk i ka kushtuar asnjë cent Cityt, pasi vjen si lojtar i lirë, ndërsa do ta mbajë veshur fanellën me numër 19.

Ndryshe, gjatë periudhës së tij të parë të jashtëzakonshme në klub, gjermani fitoi pesë tituj të Ligës Premier, dy Kupa FA, katër Kupa të Ligës, dy Superkupa të Anglisë dhe një Ligë të Kampionëve.

Ai me fanellën e “Qytetarëve” ka bërë 304 paraqitje, duke shënuar 60 gola dhe duke dhuruar 38 asistime. 

https://twitter.com/i/status/1826922417731633562

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy