Arrestohet zyrtari i Ministrisë së Liburn Aliut (MMPH)

by engel

Një zyrtar i Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor ka përfunduar në prangat e Policisë pas një aksioni të zhvilluar mbrëmë në rrugën “Skender Rexhepi” në Prizren. Zyrtari i shtetit është kapur në flagrancë me dy vajza serbe që dyshohet se merren me prostitucion.

Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se i dyshuari është kapur me armë, ndërsa tashmë është dërguar në mbajtje për 48 orë. Rasti ka ndodhur në parkingun e ish Benafit në Prizren, ku zyrtari i ministrisë ishte me veturë zyrtare dhe bashkë me të edhe dy vajzat.

banner

Aksioni është zhvilluar për disa orë, ku janë kryer edhe bastisje dhe në asistim të policëve të stacionit policor në Prizren kanë qenë edhe njësi të tjera. Mësohet se te zyrtari i dyshuar është gjetur një armë me rreth 10 fishekë – që janë sekuestruar si dëshmi të rastit.

Përditësim i lajmit: Bëhet e ditur se personi i arrestuar është Rifat Kurtishi i cili punon në zyren e Parkut Kombëtar “Sharri”.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy