Brighton befason Man.United, i rrëmben tre pikët në minutën e fundit

by Merita

Manchester United u mposht në transfertë me rezultatin 2-1 nga Brighton, në një duel dramatik që u zgjidh në minutat e fundit të shtesës.

Vendasit gjetën të parët rrugën e rrjetës me Welbeck, në minutën e 32-të. Në minutën e 60 ishte Diallo i cili vendosi baraspeshën, ndërkohë që në minutën e 70 skuadra e Ten Hag gjeti edhe golin e dytë, por një prekje e Zirkzee mbi vijën fatale, pas gjuajtjes së Garnachos, bëri që goli të anulohej nga VAR-i për pozicion jashtë loje.

Kur u mendua që dueli do të mbyllej në barazim 1-1, ishte Joao Pedro i cili në minutën e 95 shtangu “Djajtë e kuq” duke shënuar golin e fitores për Brighton.

Në dy ndeshjet e para të Premier League, United ka një fitore dhe një humbje, ndërkohë që ndeshjen e radhës do ta ketë me rivalët e përjetshëm të Liverpool.
Goli i Danny Welbeck, 1-0

Goli i Amad Diallo, 1-1

Goli i Joao Pedro, 2-1

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy