Hoti në krah të minatorëve, kritikon Sveçlen për sjellje arrogante dhe qeverinë për mos përkrahje të Trepçes

by engel

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, bashkë me ministrin e Brendshëm, Xhelal Sveçla, ishin dje për vizitë në Trepçë, te minatorët e së cilës po protestojnë dhe po ankohen për paga që s’i kanë marrë gati tre muaj.

Gjatë kësaj vizite, ministri Sveçla kishte përdorur fjalë të rënda dhe ofensive ndaj minatorëve të Trepçes duke i akuzuar se ata po vjedhin dhe se ata duhet të tregojnë kush janë hajnat që po e vjedhin pasurinë e Trepçes. Këto akuza janë pritur keq nga gjithë opinioni dhe janë clësuar si të padrejta dhe jo të sinqerta.

banner

Fjalorin e Sveçlës e ka kritikuar edhe deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, i cili tha se e turpëron Qeverinë e në veçanti ministren Rizvanolli.

“Prezenca e Ministrit të Brendshëm dje në Trepçë, i shoqëruar nga truprojat, përbën veprim që e turpëron gjithë qeverinë dhe Ministren e Ekonomisë në veçanti. Në vend se t’i përmirësojnë kushtet për minatorët duke bërë investime, duke gjetur tregje për shitje të mineraleve, duke sjellë investitorë të jashtëm përmes partneriteteve strategjike me shtetet mike për të përfituar edhe politikisht si shtet, këta kërkojnë llogari nga minatorët për dështimet e veta. Janë këta dështakë që kanë emëruar Bordin dhe Menaxhmentin e Treçës, e jo minatorët. Premtimet elektorale për Trepçën kanë qenë propagandë sikurse për çdo fushë tjetër. Mashtrimet do të marrin fund së shpejti”, ka shkruar Hoti në profilin e tij në facebook.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy