Jasharaj: Nuk janë plotësuar kërkesat tona sindikale, do të veprojmë për to, edhe me greva!

by engel

Kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBAShK), Rrahman Jasharaj, nuk e ka përjashtuar mundësinë e grevës nga muaji shtator. Ai ka bërë me dije se Qeveria po vazhdon injorimin e kërkesave të tyre. Sipas tij, kërkesat e anëtarësisë për veprime sindikale po rriten.

“Ne kemi paralajmëruar që duke e parë situatën e anëtarësisë sonë, mund të ketë kërkesa të shtuara dhe nevojë për të bërë veprime sindikale. Në muajin maj kemi organizuar një protestë para qeverisë me pjesëmarrjen e kryetarëve të të gjitha shoqatave me kërkesa legjitime, por nuk morëm ndonjë reagim pozitiv nga qeveria Kurti dhe nga zonja Nagavci”, ka thënë Jasharaj.

banner

Ai ka bërë me dije se grevë nuk do të këtë në fillim të muajit shtator, por një gjë e tillë mund të ndodh në mesin e këtij muaji.

“Disponimi për veprime sindikale po rritet gjithnjë e më shumë. Ne nuk do të kemi grevë më 2 Shtator, por gjatë muajit shtator do të mbledhim Këshillin Drejtues, i cili është organi më i lartë dhe përfaqësues i të gjithë punonjësve në arsim, nga çerdhet deri në universitet. Ata do të bëjnë një vlerësim të situatës dhe të kërkesave, dhe nëse kërkesat që kanë mbështetje shumicën, ne do të veprojmë për to”, është shprehur Jasharaj.

banner

Të ngjajshme

Ne jemi informim.net, një portal lajmesh që kemi një qëllim të qartë dhe premtim për të qenë portal lajmesh më i shpejtë në Kosovë dhe në rajon.
Ne kemi një staf të përkushtuar gazetarësh dhe redaktorësh që punojnë vazhdimisht për të sjellë lajme aktuale dhe të besueshme për lexuesit tanë. Ne ofrojmë lajme nga Kosova dhe më gjerë, duke i kushtuar rëndësi çështjeve që ndikojnë në jetën e përditshme të njerëzve. Gjithashtu, ne kemi një fokus të veçantë në kulturë, art, dhe inovacione teknologjike.

Edtior's Picks

Latest Articles

All Right Reserved 2023

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy