KEDS fillon me gjoba 15 € për vonesat në pagesen e rrymës: Qytetarët thonë e padrejtë dhe jo e përballueshme

by engel

Edhe një barrë më shumë i është shtuar qytetarëve të vendit nga kompania KEDS sa i përket shërbimit me energji elektrike. Kjo për shkak të vendimit të fundit të kompanisë lidhur me koston shtesë në të cilën do të detyrohen të paguajnë konsumatorët të cilët vonohen në pagesat e faturave jashtë afateve të parapara. Kështu thonë qytetarët të cilët ankohen për vendimin dhe kërkojnë nga Qeveria që urgjentisht të ndërhyrë në këtë drejtim, pasi siç thonë ata, jeta e tyre po rëndohet dita ditës.

Njëjtë vlerësojnë edhe njohës të ekonomisë, të cilët po ashtu konsiderojnë se një veprim i tillë do duhej të mos lejohet.

banner

Derisa konsumatorët do të paguajnë një taksë prej 15 eurosh që bashkë me TVSH-në shkon në 17.7 euro, shumë e cila është e paraparë sipas rregullës për shkyçje dhe rikyçje të ZRRE-së, të njëjtit thonë se e tëra është e padrejtë ndaj tyre.
Qytetari Tafik Krasniqi është shprehur i shqetësuar me këtë vendim. Ai akuzon edhe qeverinë e cila nuk ka ndryshuar asgjë në këtë drejtim.

Edhe për qytetarin, Lutfi Hoxha, ky vendim është i pa drejtë dhe duhet të ndërhyjë qeveria që të ndryshohet. Ndërsa, për këtë njohës të ekonomisë vlerësojnë se shteti duhet t’i dalë në mbrojtje qytetarëve dhe jo t’i dëmtojë.

Kryetari i bordit të Dhomës së Tregtisë e Industrisë, Skënder Krasniqi ka thënë se çdo ngarkesë që i vihet qytetarëve është në dëm të vet atyre por edhe në dëm të shtetit e biznesit.

Edhe njohësi tjetër i ekonomisë, Mustafë Kadriaj ka kritikuar këtë vendim.

Ndërkaq, KEDS në njoftimin e lëshuar, bënë thirrje të gjithë konsumatorëve që t’i përmbahen afatit ligjor, brenda së cilit detyrohen të paguajnë faturat e tyre që derivojnë nga shpenzimet e energjisë elektrike që i kanë bërë në periudhën paraprake.

Edhe një barrë më shumë i është shtuar qytetarëve të vendit nga kompania KEDS sa i përket shërbimit me energji elektrike. Kjo për shkak të vendimit të fundit të kompanisë lidhur me koston shtesë në të cilën do të detyrohen të paguajnë konsumatorët të cilët vonohen në pagesat e faturave jashtë afateve të parapara. Kështu thonë qytetarët të cilët ankohen për vendimin dhe kërkojnë nga Qeveria që urgjentisht të ndërhyrë në këtë drejtim, pasi siç thonë ata, jeta e tyre po rëndohet dita ditës.

Njëjtë vlerësojnë edhe njohës të ekonomisë, të cilët po ashtu konsiderojnë se një veprim i tillë do duhej të mos lejohet.

Derisa konsumatorët do të paguajnë një taksë prej 15 eurosh që bashkë me TVSH-në shkon në 17.7 euro, shumë e cila është e paraparë sipas rregullës për shkyçje dhe rikyçje të ZRRE-së, të njëjtit thonë se e tëra është e padrejtë ndaj tyre.
Qytetari Tafik Krasniqi është shprehur i shqetësuar me këtë vendim. Ai akuzon edhe qeverinë e cila nuk ka ndryshuar asgjë në këtë drejtim.

Edhe për qytetarin, Lutfi Hoxha, ky vendim është i pa drejtë dhe duhet të ndërhyjë qeveria që të ndryshohet.
Ndërsa, për këtë njohës të ekonomisë vlerësojnë se shteti duhet t’i dalë në mbrojtje qytetarëve dhe jo t’i dëmtojë.
Kryetari i bordit të Dhomës së Tregtisë e Industrisë, Skënder Krasniqi ka thënë se çdo ngarkesë që i vihet qytetarëve është në dëm të vet atyre por edhe në dëm të shtetit e biznesit.

Edhe njohësi tjetër i ekonomisë, Mustafë Kadriaj ka kritikuar këtë vendim.

Ndërkaq, KEDS në njoftimin e lëshuar, bënë thirrje të gjithë konsumatorëve që t’i përmbahen afatit ligjor, brenda së cilit detyrohen të paguajnë faturat e tyre që derivojnë nga shpenzimet e energjisë elektrike që i kanë bërë në periudhën paraprake.

“Duke filluar nga 1 gushti, sipas metodologjisë së ZRRE-së, fillon aplikimi i taksës për shkyçje të konsumatorëve që nuk e paguajnë borxhin brenda afatit ligjor. Vonesat për pagesën e faturave jashtë afateve të parapara nga 1 gushti i këtij viti do të kenë edhe kosto shtesë. Në këtë kontekst, konsumatorët do të paguajnë edhe një taksë prej 15 eurosh që, bashkë me TVSH-në, shkon në 17.7 euro, shumë e cila është e paraparë sipas Rregullës për Shkyçje dhe Rikyçje të ZRRE-së. KEDS u bën thirrje të gjithë konsumatorëve që t’i përmbahen afatit ligjor, brenda së cilit detyrohen të paguajnë faturat e tyre që derivojnë nga shpenzimet e energjisë elektrike që i kanë bërë në periudhën paraprake”, thuhet në komunikatën e lëshuar nga KEDS.

Ndërkohë, edhe qytetarë të tjerë i kanë shkruar redaksisë, duke e konsideruar këtë gjobë si haraç nga KEDS-i.

banner

Të ngjajshme

Ne jemi informim.net, një portal lajmesh që kemi një qëllim të qartë dhe premtim për të qenë portal lajmesh më i shpejtë në Kosovë dhe në rajon.
Ne kemi një staf të përkushtuar gazetarësh dhe redaktorësh që punojnë vazhdimisht për të sjellë lajme aktuale dhe të besueshme për lexuesit tanë. Ne ofrojmë lajme nga Kosova dhe më gjerë, duke i kushtuar rëndësi çështjeve që ndikojnë në jetën e përditshme të njerëzve. Gjithashtu, ne kemi një fokus të veçantë në kulturë, art, dhe inovacione teknologjike.

Edtior's Picks

Latest Articles

All Right Reserved 2023

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy