Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sot në autostradën “Ibrahim Rugova”, në drejtim Suharekë- Prizren.
Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë, Bajram Krasniqi
Krasniqi ka thënë se nga ky aksident tre persona kanë pësuar lëndime.
“Rreth orës 08:10, policia është njoftuar për një aksident trafiku të ndodhur në autostradë drejtimi Suharekë-Prizren. Në aksident janë përfshirë tri automjete. Si pasojë e aksidentit tre persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore. Njësia policore e autostradës është marrë me rastin”, tha Krasniqi.
Nga pamjet e publikuara shihet se aksidenti ka ndodhur mes tri veturave, njëra prej të cilave është e KFOR-it.