Ambasadat kritikojnë strategjinë e Kosovës për krimet e luftës: Trajtohen vetëm viktimat nga radhët e komunitetit shqiptar

by Nexhat

Ndonëse në Strategjinë për drejtësinë tranzicionale në Kosovë, përmendet qasja gjithëpërfshirëse që ka në qendër viktimat, ky dokument nuk po u duket si i tillë, Ambasadës së Gjermanisë në Kosovë.

Në një përgjigje për Dukagjinin, kjo ambasadë është shprehur e brengosur se parimi i qasjes gjithëpërfshirëse nuk është reflektuar plotësisht në strategji

banner

Ata kanë thënë se ky dokument përqendrohet vetëm tek viktimat nga radha e komunitetit shqiptar.

“Ne e përgëzojmë qeverinë e Kosovës për miratimin e strategjisë së parë për drejtësi tranzicionale. Ky shënon hapin e parë drejt adresimit të padrejtësive të kaluara dhe veçanërisht krimeve të luftës, hap ky i rëndësishëm drejt pajtimit – një proces që mbetet i papërfunduar edhe 25 vjet pas konfliktit në Kosovë. Duke marrë parasysh rëndësinë e kësaj detyre, pritjet janë të mëdha. Megjithatë, përderisa kjo strategji nënvizon një qasje gjithëpërfshirëse dhe me viktimat në qendër, ne jemi të brengosur që ky parim nuk ka reflektuar plotësisht në strategji. Ne i bashkohemi kritikës së BE-së dhe shoqërisë civile që strategjia, nëse analizohet në detaje, përqendrohet vetëm në viktimat nga radhët e komunitetit shqiptar, gjë që minon përfshirjen më të gjerë që do të ishte e nevojshme, veçanërisht në kontekstin historik të paraqitur në strategji. Është thelbësore tani që këto parime të mos mbeten thjeshtë aspiruese, por të integrohen në mënyrë aktive në zbatimin e strategjisë,” thuhet nga Ambasada e Gjermanisë në Kosovë

Kritikues ndaj kësaj strategjie ishin shprehur edhe ambasadat të shteteve të tjera, si ajo e Zvicrës duke shprehur shqetësimet se ky dokument vendos prioritetin në krimet vetëm kundër një komuniteti etnik.

Një tjetër çështje që ka ngritur ambasada gjermane në Kosovë, është edhe mungesa e një mekanizmi për kompensimin e viktimave të krimit, që është kërkuar edhe nga Dhomat e Specializuara në Hagë.

“Një aspekt kritik i kësaj është themelimi i një mekanizmi për kompensimin e viktimave, siç është kërkuar nga Dhomat e Specializuara të Kosovës. Një mekanizëm e tillë është jetësor për një qasje vërtetë të orientuar nga viktimat, veçanërisht kur autorët e krimit nuk kanë mjete financiare për ta realizuar kompensimin. Kjo nevojë bëhet edhe më e dukshme me faktin se paralelisht, të akuzuarit marrin ndihmë substanciale ligjore nga shteti i Kosovës, pavarësisht nevojës financiare. Instituti i Kosovës për Drejtësi dhe Shoqata e Invalidëve dhe Viktimave Civile të Luftës, ashtu sikurse edhe Raporti i Progresit i BE-së për vitin 2023 e kanë theksuar këtë çështje, ky i fundit duke thënë se “Është esenciale që Kosova të adresojë këtë pabarazi në trajtim.Ministrja e Jashtme gjermane dhe ambasadori gjerman e kanë theksuar vazhdimisht këtë brengë gjatë diskutimeve të tyre me qeverinë e Kosovës. Ne e inkurajojmë qeverinë e Kosovës për ndërmarrje të veprimeve konkrete për themelimin e këtij mekanizmi të kompenzimit, duke avancuar kështu dukshëm në mbrojtjen dhe ruajtjen e sundimit të ligjit,” thuhet nga Ambasada e Gjermanisë në Kosovë.

Të njëjtën e thonë edhe nga Instituti i Kosovës për Drejtësi, të cilët shtojnë se institucionet e Kosovës, duhet të ndërmarrin veprime të menjëhershme për këtë.

“Do duhej të kishte vullnet politik nga qeveria që e përsëris për të marrë koment nga partnerët ndërkombëtarë që komentet e tyre i bëjnë në bazë të ekspertizës dhe përvojave në shtetet e ndryshme, në anën tjetër është e vërtetë që në Kosovë fatkeqësisht nuk ka mekanizëm i cili do të ofronte ndihmë financiare ose kompeznim, viktimave në rastet e Hagës,” tha Ehat Miftaraj, drejtor i IKD-së.

Strategjia, u miratua nga qeveria në mbledhjen e 13 qershorit të këtij viti ndërsa për kritikat e Ambasadës gjermane por edhe të shoqërisë civile, Ministria e Drejtësisë nuk është përgjigjur për televizionin./Tv Dukagjini/

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy