Deri të premten dihen koalicionet parazgjedhore

by Nexhat

Subjektet politike deri të premten kanë afat t’i deklarojnë në KQZ koalicionet parazgjedhore për votimet e fillim vitit të ri. Pas 30 gushtit, secili subjekt politik që s’ka deklaruar koalicion deri më 30 gusht do të obligohet të garojë i vetëm në zgjedhjet e 9 shkurtit. Deri tash vetëm AAK e Nisma kanë deklaruar koalicion parazgjedhor. KDI që monitoron çdo proces zgjedhor nuk pret që në këto zgjedhje të shkohet me koalicione të tjera.

Nga dita kur presidentja e vendit, Vjosa Osmani, shpalli dekretin për datën e zgjedhjeve të rregullta për Kuvendin e Republikës së Kosovës, partitë politike kanë pasur mundësinë që të njoftojnë KQZ-në për koalicionet me të cilat do të garojnë në zgjedhje

banner

Zyrtarisht 30 gushti është afati i fundit kur partitë që do të garojnë në zgjedhje mund të njoftojnë për një lloj të tillë të pjesëmarrjes në zgjedhjet e 9 shkurtit.

Derisa Lëvizja Vetëvendosje nuk u përgjigj mbi mundësinë e një koalicioni parazgjedhor, në Partinë Demokratike të Kosovës i thanë televizionit se do të garojnë vetëm në zgjedhjet parlamentare të fillim vitit të ardhshëm.

Edhe në LDK tashmë kanë bërë të ditur se për koalicione të mundshme do të flasin vetëm pas rezultatit të 9 shkurtit.

Koalicioni parazgjedhor i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës me Nismën Socialdemokrate do të mbetet koalicioni i vetëm parazgjedhor, sipas Eugen Cakollit nga Instituti Demokratik i Kosovës.

“Në gusht koalicionet duhet të jenë jo formale pra praktikisht duhet të jenë shkrirje e një partie në një tjetër, siç ka qenë rasti i zgjedhjeve 2021, kur partitë të cilat jo formalisht e kanë ruajtur identitetit është dashur të shkrihen brenda një partie tjetër”.

Cakolli thotë se partitë e mëdha po synojnë ruajtjen e identitetit, shto këtu edhe polarizimin mes tyre.

“Duke parë dinamikat në spektrin tonë politik, unë nuk besoj se zgjedhjet e 9 shkurtit do të na gjejnë me ndonjë koalicion të madh, me përjashtim të partive të vogla të cilat tradicionalisht të krahut të djathtë aspo të majtë bashkohen me partitë më të mëdha siç është rasti me LDK-në, që mbledhë parti të vogla konservatore kristian demokrate. Tashme ka një lloj polarizimi politik dhe një tendencë të ruajtjes së identitetit të katër partive të mëdha politike”, tha Cakolli.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka vendosur që një subjekt politik në zgjedhje të mund të shpenzojë dy milionë e 47 mijë euro. Zyrtarisht fushata zgjedhore nis më 11 janar./RTK

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy