Dogana e Kosovës ka parandaluar një tjetër rast të kontrabandës me mallra në pikën kufitare në Jarinje.
Sipas njoftimit për media nga Dogana e Kosovës, gjatë kontrollit policia ka ndaluar një kamion me targa të huaja
“Mbrëmë në pikën e kalimit kufitar Jarinje, është paraqitur një kamion me targa të huaja në hyrje të territorit tonë. Vozitësi ka deklaruar se kamioni është i zbrazët dhe nuk transporton mallra. Për shkak të dyshimeve nga ana e zyrtarëve doganorë dhe policorë, kamioni është selektuar për një kontroll të detajuar në vijën e dytë”, thuhet në njoftim.
Gjatë këtij kontrolli, në hapësirat e kamionit ku vendosen pajisjet është zbuluar mall i padeklaruar si më poshtë: birra rreth 750 litra, pije energjike rreth 200 litra, pije të gazuara rreth 120 litra dhe lëngje të ndryshme 350 litra
“Kamioni dhe malli janë sjellë me përcjellje në terminalin doganor dhe janë nën mbikëqyrje doganore deri në përfundimin e procedurave”, thuhet në njoftim.