Floyd Mayweather doli dje në ring në moshën 47-vjeçare dhe bëri një luftë për të mbajtur mend.
Mbrëmë në Mexico City është zhvilluar ndeshja kundër John Gotti III
Duhet pranuar që kjo ndeshje nuk do të mbahet mend për një luftë apo nokaut veçanërisht cilësor, por për faktin se Mayweather arriti të dëbojë gjyqtarin nga ringu
Është një lëvizje e paprecedentë e një luftëtari, edhe në ndeshjet e ekspozitës.
Në një moment, gjyqtari e ndaloi luftën për të paralajmëruar Mayweatherin që të mos e godiste Gottin në pjesën e pasme të kokës dhe një lëvizje e tillë e referit nuk i ka pëlqyer luftëtarit amerikan.
Mayweather humbi durimin, filloi të debatonte me arbitrin, duke e fyer dhe duke e përzënë nga ringu
Në fund, Mayweather ushtroi aq shumë presion mbi arbitrin dhe organizatorët e luftimit, saqë ndeshja nuk vazhdoi derisa një gjyqtar tjetër doli në ring.
Sa i përket rezultatit të ndeshjes, nuk u shënua, kështu që në fund nuk pati fitues.