Emir Sahiti me një transferim befasues, afër kalimi te gjiganti gjerman në Bundesliga 2

by Nexhat

Hamburgu dëshiron të përmirësojë repartin sulmues, ku skuadra e kategorisë së dytë gjermane tashmë ka arritur marrëveshje me personale me Emir Sahitin. 

Drejtori sportiv i Hamburg, Stefan Kuntz po punon intensivisht për të mbyllur transferimin

banner

Siç raporton ‘Hamburger Abendblatt’, Hamburg ka hedhur hapa të mëdhenj drejt sulmuesi anësor të Hajduk Split.  Sipas këtij mediumi, tashmë është arritur një marrëveshje me lojtarin, i cili ka pranuar të kalojë në ekipin e njohur të kategorisë së dytë gjermane.

Hamburgut tani i duhet të arrijë marrëveshje me Hajduk Splitin për çmimin e lojtarit. 

Po flitet për dy llojë ofertash, ku njëra është e mundur që shqiptari të vije si huazim me opsion blerjeje, ndërsa e dyta për një transferim të menjëhershëm, pasi lojtarit i kanë mbetur edhe dy vjet kontratë. 

HSV ishte tashmë në kontakt me lojtarin e Kombëtares së Kosovës në vitin 2022, por në atë kohë transferimi dështoi pasi nuk kishte marrëveshje mes klubeve.

Sahiti para disa javësh mori një dënim nga trajneri Gennaro Gatusso, për shkak se u vonua në stërvitje.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy