FERIZAJ/30-vjeçari ushtroi dhunë ndaj gruas, i sekuestrohet arma dhe dërgohet në mbajtje

by Nexhat

Një 30-vjeçar dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij sot në Ferizaj.

Policia njofton se gjatë hetimit të rastit nga i dyshuari është sekuestruar një armë zjarri (pistoletë) me 6 fishekë, më pas i njëjti është ndaluar për 48 orë.

Njoftimi i plotë i policisë:

Arrestohet një person për dhunë në familje dhe mbajtje në pronësi, kontroll apo posedim i paautorizuar i armëve

Policia e stacionit në Ferizaj me datën 25.08.2024 rreth orës 16:45 ka pranuar një informacion se në rrugën ” Lidhja e Prizrenit” në Ferizaj është një rast i dhunës në familje.

Policët e rendit dhe hetuesit e Njësisë së Dhunës në Familje menjëherë janë nisur në atë drejtim dhe kanë arritur të arrestojnë personin, mashkull kosovar, i moshës 30 vjeçar, i cili kishte shkaktuar dhunë ndaj bashkëshortës së tij.

Gjatë hetimit të rastit nga i dyshuari është sekuestruar një armë zjarri(pistoletë) me 6 fishekë.

Për të gjitha veprimet policore është njoftuar prokurori i shtetit dhe me vendim të tij, pas intervisitimit nga hetuesit policorë,  i dyshuari për dhunë në familje është ndaluar në mbajtje për 48 orë për procedura tjera hetimore

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy