GJILAN/ Drejtoria e Shëndetësisë pa udhëheqës, LDK: Vetëvendosje ka dregraduar sektorin e shëndetësisë

by Nexhat

Kryetari i Komisionit për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, Imet Rrahman nga Lidhja Demokratike në Gjilan, ka mbajtur konferencë për media derisa ka shprehur pakqënaqësitë në lidhje me sektorin e shëndetësisë në këtë komunë.

Nga LDK thonë se Vetëvendosje në Gjilan degradoi edhe shëndetësinë, ku sipas tyre profesionistët shëndetësorë po përballen me metoda kërcënimi, pasigurie e dhune psikologjike çdo ditë

banner

Përmes kësaj konference, nga LDK kanë ripotencuar se shëndeti dhe mirëqenia e qytetarëve duhet të jenë në vazhdimësi në fokusin e insituticoneve të Komunës

“Shëndeti dhe mirëqenia e qytetareve duhet të jenë në vazhdimësi në fokusin e institucioneve të Komunës, brenda kompetencave dhe obligimeve ligjore, mu për shkak të specifikave që ka sektori, dhe për shkak të zhvillimeve e nevojave që ekzistojnë gjithmonë dhe atyre që paraqiten në baza ditore”, tha Rrahmani.

Sipas LDK-së, qeverisja aktuale komunale në asnjë moment nuk ka arritur të përmbush obligimet.

“Qeverisja aktuale komunale në asnjë moment nuk ka arritur të përmbush obligimet. Ajo po sillet me neglizhencë, papërgjegjësi dhe me vendime e veprime të dëmshme që e rëndojnë gjendjen edhe ashtu të rëndë në shëndetësi”, thanë tutje, duke theksuar se tash e shumë muaj, në Drejtorinë e Shëndetësisë nuk ka një individ që në baza ditore kryen detyrën dhe i ushtron kompetencat e drejtorit, në  rastin konkret të drejtoreshës.

Dr. Imet Rrahmani (LDK)

Tutje, nga LDK theksojne se drejtoria është lënë pa udhëheqës dhe sipas tyre nuk ka mbikqyrje direkte dhe as referim për gjendjen në sektorin që mbulon Drejtoria për Shëndetësi,

“Drejtoria është lënë pa udhëheqës, dhe nuk ka një adresë ku zyrtarët për punët e tyre specifike mund të drejtohen. Nuk ka një person që me kompetencë merr vendime dhe kryen obligimet ligjore, nuk ka mbikqyrje direkte dhe as referim për gjendjen në sektorin që mbulon Drejtoria për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, sepse mungon e para e shëndetësisë në Gjilan, jo një javë, por me muaj”, kanë theksuar tutje nga LDK.

Mes tjerash, LDK kërkon shpjegim dhe përgjegjësi për shërbimet e Njësisë për Shërbime Profesionale Sociale në QPS se si u redaktua nga 11 të punësuar, në vetëm dy.

“LDK, së bashku me qytetarët që kanë pasur nevojë për shërbimet e Njesisë për Shërbime Profesionale Sociale në QPS, kërkojnë shpjegim dhe përgjegjësi se si ky shërbim u reduktua nga njëmbëdhjetë të punësuar në vetëm dy”, thanë tutje LDK.

Në këtë konference, LDK theksoi se është kundër që shërbimet e tilla kaq të rëndësishme për grupe të caktuara të popullatës, të sjellen në këtë gjendje nga transferimet e puntorëve dhe nga mosplotësimi i vendeve të liruara nga pensionimet.

Ata gjithashtu theksojnë se ka dyshime për shkelje të mëdha edhe në seleksionimin e familjeve që kanë aplikuar për ndihmë sociale.

Shembulli më i mirë i veprimeve të panevojshme dhe të pamenduara, sipas LDK-së, është situata e krijuar kohëve të fundit, në Urgjencë.

LDK thotë se është kundër krijimit të ambienteve të tilla mosbesimi dhe mosdurimi, ku sipas tyre kolegialiteti dhe bashkëpunimi  i mirëfilltë profesional dëmtohen.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy