Përzgjedhësi i Shqipërisë Sylvinho ka thënë se synimi i tij është që ta kualifikojë Shqipërinë në Kampionatin Botëror të vitit 2026.
Sylvinho e dërgoi Shqipërinë në Evropianin e këtij viti në Gjermani, ku u eliminua në fazën grupore
Në një intervistë për “Top Channel” Sylvinho ka folur për marrëdhënien me Federatën e Futbollit të Shqipërisë e po ashtu për acarimin e marrëdhënies me sulmuesin Myrto Uzuni.
“Marrëdhënia me Federatën dhe veçanërisht me presidentin është shumë e mirë. Ne i dimë përgjegjësitë tona, kishim si sfidë kualifikimin në Evropian dhe arritëm, por të gjithë bashkë, në asnjë moment të vetëm nuk e mendoj që jam unë dhe e bëra unë apo stafi im i vetëm. Por ne e dimë se çfarë është sfida jonë, kemi Ligën e Kombeve që po punojmë, kemi filluar punën që tani për Gjeorgjinë dhe Ukrainën, kemi edhe Çekinë kundërshtare shumë të vështirë. Ne duhet të punojmë shumë dhe të përmirësohemi, gjithmonë duke pasur një synim, kualifikimin për në Botëror”, tha Sylvinho
“Marrëdhënia me Federatën dhe veçanërisht me presidentin është shumë e mirë. Ne i dimë përgjegjësitë tona, kishim si sfidë kualifikimin në Evropian dhe arritëm, por të gjithë bashkë, në asnjë moment të vetëm nuk e mendoj që jam unë dhe e bëra unë apo stafi im i vetëm. Por ne e dimë se çfarë është sfida jonë, kemi Ligën e Kombeve që po punojmë, kemi filluar punën që tani për Gjeorgjinë dhe Ukrainën, kemi edhe Çekinë kundërshtare shumë të vështirë. Ne duhet të punojmë shumë dhe të përmirësohemi, gjithmonë duke pasur një synim, kualifikimin për në Botëror”, tha Sylvinho.
Megjithatë Evropiani me shumë emocione të bukura të përjetuara dhe të dhuruara pati edhe diskutimet, pakënaqësitë në mesin e disa lojtarëve që nuk u përfshin në këtë ngjarje.
“Unë mund të them se ne tani jemi me fat, në kuptimin që kemi rreth 35 lojtarë me të cilët mund të luajmë, por unë duhet të merrja 23, 25 apo 26. Më pas jam unë ai që duhet të vendos, për fat të mirë apo të keq. Sa i përket Uzunit, ai me ne ka luajtur si lojtarë krahu në sulm, ndërkohë që te klubi i tij luan si qendërsulmues apo si sulmues i dytë. Ai ka bërë një sakrificë me ne, ka luajtur ka dhënë maksimumin, por ai është një sulmues dhe atje, në klubin e tij luan si sulmues. Pasi e diskutuam menduam që thjeshtë ai është një sulmues dhe në pozicionin ku ne e përdornim duhet të provonim një lojtarë tjetër. Ky është vetëm një emër një pozicion, por mund të flasim për të 35 apo 40 lojtarët që kemi. Unë e kuptoj pozitën e atij dhe mërzitjen se kam qenë vetë, unë për shembull kam provuar të qëndroj në stol, të më çojnë në tribunë apo dikur më ka mbaruar një kontratë dhe më kanë thënë, nuk na duhesh më. I kam bërë të gjitha. Por unë jam profesionist dhe e vetmja gjë që s’më lejohet të bëj është që të mos arsyetoj me zemër, sepse unë kam përgjegjësi përballë federatës, njerëzit dhe të gjithë vendit”, tha Sylvinho