Kryeziu: Ky vendim i KQZ-së cenon të drejtat e njeriut, qytetarët dhe partitë politike duhet ta kundërshtojnë

by Nexhat

Drejtori ekzekutiv i KDI-së, Ismet Kryeziu, ka reaguar ndaj vendimit të për zëvendësimin e ngjyrës së padukshme me ngjyrën matrikuluese, njëkohësisht duke e krahasuar përdorimin e ngjyrës matrikuese edhe në vendet e tjera e që sipas tij nuk është fare praktike.

Ai tha se qytetarët dhe partitë politike duhet të kundërshtojnë këtë vendim të KQZ-së.

banner

Postimi i plotë:

Kosova ka arritur përparime të konsiderueshme në ndërtimin e një demokracie funksionale dhe në zhvillimin e zgjedhjeve të lira dhe të drejta. Pse sot KQZ-ja duhet të marrë vendime të cilat potencialisht mund të cenojnë të drejtat civile. Vendimi i javës së kaluar nga KQZ-ja për zëvendësimin e ngjyrës së padukshme me ngjyrën matrikuluese është regres. Qytetarët dhe partitë politike duhet të kundërshtojnë këtë vendim të KQZ-së.

Ne siç kemi të drejtë të marrim pjesë në një proces zgjedhor, po ashtu e ruajmë dhe të drejtën të mos marrim pjesë në zgjedhje. Është e drejtë kushtetuese e garantuar. Këtë të drejtë se kemi pasur të cenueshme me ngjyrën e padukshme e cila mund të shihej vetëm me dritë ultraviolete, duke mbrojtur kështu privatësinë tonë si votues.

Ngjyra matrikuluese është e dukshme për të paktën 24 orë dhe mund të zgjasë deri në 72 orë ose dhe më shumë. Për më tepër, kjo ngjyrë është rezistente ndaj larjes me ujë dhe detergjenteve të zakonshëm, nganjëherë edhe ndaj kimikateve më të forta, duke e bërë të vështirë heqjen e saj në një periudhë të shkurtër kohore.

Ngjyra matrikuluese besoj unë, cenon të drejtat e njeriut siç është privatësia dhe anonimiteti, pasi që me anë të kësaj ngjyre në gisht,  do ti ekspozohemi një publiku të gjerë, dhe secili që na sheh do të dijë a kemi votuar a po jo. E drejta e votimit është e drejtë private,  për të cilën s’ka arsye të dijë publiku i gjerë. Tani me shenjëzimin e KQZ-së,  mund ti nënshtrohemi një presioni stigmatizues dhe të jemi nën presion shoqëror të padëshiruar. Le anash presionet tjera,  që potencialisht mund të bëhen nga partitë politike për të votuar dhe dëshmuar se a kemi votuar.

Në shtetet e Ballkanit Perëndimor, e as në vendet e BE-së  përdorimi i ngjyrës matrikuluese nuk është praktikë, pasi shumica prej tyre kanë adoptuar sisteme të avancuara të regjistrimit të votuesve dhe masa të tjera për të siguruar integritetin e zgjedhjeve. Pse Kosova pas shumë pale zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, duhet të vendos këto praktika të cilat kryesisht përdoren në vende si Afganistani, Nigeria, Iraku, Kongo etj.  vende të cilat kanë histori të paqëndrueshme politike dhe zgjedhore, shpesh të shënuara nga dhuna dhe mashtrimet.

Pra, krahasuar me disa nga vendet e përmendura, Kosova ka një kontekst të ndryshëm dhe një rrugë më të qëndrueshme drejt konsolidimit të demokracisë.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy