Për çka po shkon Macroni në Serbi?

by Nexhat

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron do të jetë në Serbi më 29 dhe 30 gusht për një vizitë zyrtare dyditore.

Përveç Beogradit, ai do ta vizitojë edhe Novi Sadin. Sipas programit të vizitës, pritet që Macron të zbarkojë në Beograd pasditen e 29 gushtit.

banner

Ai do të pritet me nderime ushtarake, për t’u takuar në darkë me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq.

Pas takimit, është planifikuar mbajtja e një konference të përbashkët për media

Në ditën e dytë të vizitës, më 30 gusht, Macron do të shkojë në Novi Sad. Me Vuçiqin, pritet që atje të mbajnë fjalime në Forumin për Rininë dhe Inteligjencën Artificiale në kompaninë “InGrid-Schneider Electric LLC”.

Pasdite ata do ta zbulojnë një pllakë me rastin e përfundimit të punimeve për modernizimin e aeroportit “Nikola Tesla” në Beograd. Edhe atje pritet të flasin të dy.

Çfarë pritet të diskutojë Macroni me Vuçiqin?

Presidenti i Francës po arrin për një vizitë zyrtare dyditore në Serbi, me qëllim të thellimit të mëtejshëm të marrëdhënieve dhe bashkëpunimit bilateral në fushën e ekonomisë, shëndetësisë, energjetikës dhe kulturës, siç është thënë paraprakisht nga presidencat përkatëse.

Macron pritet të diskutojë me Vuçiqin edhe për çështje që lidhen me inteligjencën artificiale (AI), pasi Serbia do ta marrë presidencën e Partneritetit Global për Inteligjencën Artificiale, dhe Franca është nikoqire e Samitit të AI që do të mbahet në Paris në korrik 2025.

Gjithashtu, Macron do të flasë me Vuçiqin edhe për rrugën europiane të Serbisë.

Macron do të shkojë në Serbi me ftesë të Vuçiqit.

Presidenti francez për herë të parë e kishte vizituar Beogradin në korrik të vitit 2019, kur dy vendet festuan 180 vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy