Pesë raste të dhunës në familje janë raportuar në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovë.
Në Prishtinë dyshohet se një grua ka pasur dhunë nga ish burri i saj.
“DHUNË NË FAMILJE- Prishtinë, 24.08.2024-11:00. Ankuesja femër kosovare ka raportuar se ka pasur dhunë nga ish bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori ndërsa rasti shkon në procedurë të rregullt.”
Ndërsa në Istog një person është arrestuar pasi e ka ofenduar gruan e tij
“DHUNË NË FAMILJE- Istog, 23.08.2024-20:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti nën ndikim të alkoolit ka ofenduar bashkëshorten e tij. Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.”
Në Deçan është arrestuar një grua. Ajo dyshohet se i ka sulmuar prindërit e saj.
“Deçan, 24.08.2024-10:00. Është arrestuar e dyshuara femër kosovare pasi që e njëjta ka sulmuar prindërit e saj. Nuk raportohet për të lënduar ndërsa me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.”
Një person është arrestuar edhe në Rahovec, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj gruas së tij.
“DHUNË NË FAMILJE/ARMËMBAJTJE PA LEJE- Rahovec, 24.08.2024-13:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij. Gjatë intervistimit, i dyshuari ka pranuar se posedon një armë dhe të njëjtën e ka dorëzuar. Arma pistoletë me një karikator pa fishek është konfiskuar, ndërsa me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.”
Në Mitrovicë është arrestuar një burrë që dyshohet se e ka sulmuar fizikisht bashkëshorten.
“DHUNË NË FAMILJE- Mitrovicë Jugu, 24.08.2024-03:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij viktimën femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje.”