Trajneri i Milanit, Paulo Fonseca është tashmë nën presion pas një fillimi të dobët të sezonit, dhe kjo ka ndezur spekulimet për rikthimin e mundshëm të Massimiliano Allegrit në “San Siro”.
Milani fitoi vetëm një pikë në dy ndeshjet hapëse të Serie A të sezonit kundër Torinos dhe Parmës, kështu që Fonseca tashmë po vihet në dyshim nga tifozët dhe mediat
Tuttosport shkruan se fillimi i dobët i Milanit tashmë ka ndezur spekulime për rikthimin e mundshëm të Allegrit në klub.
Gazeta me bazë në Torino, megjithatë, raporton se drejtorët e Milanit as nuk e konsiderojnë shkarkimin e Fonsecas në këtë fazë.
Fillimi i Milanit ishte padyshim zhgënjyes, por portugezi është nën kontratë deri në qershor 2027 dhe të gjithë drejtorët e klubit po e mbështesin trajnerin e ri.
Në të njëjtën kohë, ndeshja e radhës në Serie A kundër Lazios është tashmë vendimtare për Fonseca, pasi një tjetër rezultat zhgënjyes do ta vendoste atë nën presion të madh gjatë pushimit të shtatorit ku luajnë kombëtaret.