Hasani: Konferenca e Ambasadorëve, do të reflektohet në integrimin e BE-së

by Nexhat

Ministri i Jashtëmi Shqiëprisë, Igli Hasani, është shprehur se është i lumtur që pasë tetë vitesh në Tiranë është rikthyer Konferenca e Ambasadorëve.

Në një postim në Facebook, ai ka theksuar se gjatë tre ditëve të ardhshme, do të reflektojnë mbi sfidat dhe mundësitë e diplomacisë shqiptare, si dhe strategjitë  mbi sigurinë, gjeopolitikën e rajonit, ekonominë, turizmin, kulturën, dhe prioritetin kryesor: integrimin në Bashkimin Evropian.

banner

“Kjo konferencë vjen në një moment kyç – jo vetëm për shkak të angazhimeve gjithnjë e më të rëndësishme të diplomacisë shqiptare – por edhe ndërsa ndërmarrim hapa konkretë për një shërbim të jashtëm gjithnjë më modern e dinjitoz, përfshirë një Ligj të ri për shërbimin e jashtëm dhe ringritjen e Akademisë Diplomatike”.

“Falënderoj Kryeministrin Edi Rama,  për përkushtimin e tij ndaj politikës sonë të jashtme, si dhe të ftuarën e nderit në sesionin e hapjes së Konferencës, homologen sllovene, Tanja Fajon, një mike e vendit tonë dhe mbështetëse e fortë e integrimit evropian të Shqipërisë dhe rajonit”, ka thënë Hasani.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy